Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev, sot tha se gjykatësi për zbatimin e sanksioneve do të jep urdhër për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar, kur organet do ta konfirmojnë informacionin se Gruevski është në Budapest.

Ai tha se Gjykata Penale në mënyrë të pavarur nuk mund të shqiptojë masën e paraburgimit nëse ajo nuk kërkohet nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto) Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

“Në rastin ‘Tanku’ prej ngritjes së aktakuzave deri në shqiptimin e vendimit, nga ana e Prokurorisë në asnjë moment nuk është kërkuar masa e paraburgimit për Nikolla Gruevskin”, tha Xholev.

Ndryshe, ish-kryeministri prej të premten filloi të kërkohet nga policia për të vuajtur dënimin me dy vite burg, ndërsa sot përmes rrjetit Facebook, ai bëri të ditur se ndodhet në Hungari dhe se ka kërkuar azil politik./Telegrafi/