Taulant Xhaka është shprehur për “Shekulli” se nuk janë të vërteta lajmet e publikuara ditët e fundit në media rreth marrëdhënieve të tij me trajnerin Christian Panucci.
Ai thekson se çdo gjë është në rregull dhe pret me padurim rikthimin te kuqezinjtë. Ky është një lajm mjaftë i mirë për kombëtaren kuq e zi e cila është në prag të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme të muajit shtator në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Rusi 2018”.
Situata te kuqezinjtë ka ndryshuar pasi tashmë trajner nuk është më Gianni De Biasi por Christian Panucci.
rajneri i ri nuk është njohur akoma me kontingjentin e futbollistëve që ka në dispozicion. Kjo përbën një shqetësim pasi në dy ndeshjet që zhvillohen në shtator duhen patjetër grumbullimi i 6-të pikëve për të ruajtur vendin e tretë në tabelën e klasifikimit çka është edhe objektivi kryesor i ekipit.
Por nuk ishte e thënë që trajneri i ri të mos trashëgonte problemet e lëna pas nga De Biasi. Me të mbërritur në krye të kombëtares, Panucci theksoi se do të bise donte me Xhakën për të vendosur nëse lojtari do të kthehej apo jo në skuadër.
Ai udhëtoi për në Basel për tu takuar me mesfushorin por që rezultoi të ishte një dështim. Takimi mes tyre nuk ndodhi pasi lojtari nuk u aktivizua gjatë ndeshjes së skuadrës së Baselit dhe kjo bëri të mundur që ai të stërvitej pas përfundimit të ndeshjes bashkë me disa shokë të skuadrës. Diçka e tillë rezultoi përcaktuese në dështimin e takimit mes tyre.
Pas këtij episodi në media u përfol gjatë se kjo nuk ishte tjetër veçse një përçarje mes trajnerit dhe lojtarit. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i mesfushorit në rrjetin social Facebook i cili mohonte një krisje me Panuçin dhe kërkonte rikthimin sa më të shpejtë në kombëtare.
Tashmë mund të themi me siguri se lojtari do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e radhës. Largimi i tij nga kuqezinjtë erdhi në fundin e muajit mars në ndeshjen me Italinë. Ai u la jashtë nga De Biasi me pretendimin se nuk i bindej urdhrave të trajnerit por lojtari hodhi poshtë çdo gjë pasi u shpreh se shkaktari i largimit të tij është trajneri De Biasi. Me uljen në stol të trajnerit të ri mbetej të shihej se çfarë udhe do të mernin ngjarjet por fatmirësisht gjithçka është në rrugën e duhur.
Xhaka pritet të rreshtohet përkrah me Abrashin me mesin e fushës për të funksionuar si urë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit. Shqipëria do të luajë në datën 2 shtator ndeshjen e parë me Lihtenshtejnin në “Elbasan Arena” ndërsa pas tre ditëve do të luajë derbin e Ballkanit me Maqedoninë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
David Raya garanton zyrtarisht fitimin e ‘Dorezës së Artë’ tri xhiro para fundit të sezonit
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City