Xhaka nuk i frikësohet asnjë skuadre evropiane

Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, ka bërë të qartë se nuk i frikësohet asnjë kundërshtari që do ta ketë përballë në Ligën e Kampionëve.
Gladbach do të marrë pjesë në ‘Champions’, por ende nuk është definuar se ku do të përfundoj në pozitën e dytë apo në të tretën.
“Ne do ta bëjmë edhe një hap të madh këtë vikend në Bremen, dhe për këtë jam i sigurt. Do të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe do t’i mërzisim të gjitha skuadrat e mëdha”, tha Graniti për ‘Bild’.
“Kam qenë vetëm 17-vjeçar dhe kam luajtur në Ligën e Kampionëve me Baselin. Kam pritur pesë vite që të rikthehem sërish dhe do t‘i tregojmë vlerat tona. Në kampionat kemi mposhtur skuadrat më të mira si Bayern, Wolfsburg dhe Leverkusen. Këto janë skuadrat kryesore në Bundesligë dhe kjo është arsyeja se pse do t’i bëjmë të vuajnë skuadrat e Evropës përballë nesh”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/

















































