LAJMI I FUNDIT:

Xhaka i mrekullueshëm, përfshihet në formacionin e javës në Zvicër

Xhaka i mrekullueshëm, përfshihet në formacionin e javës në Zvicër

Taulant Xhaka ka vazhduar me paraqitjet tejet të mira me fanellen e Baselit në kampionatin zviceran.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë edhe njëherë fantastic në fitoren e Baselit 3-0.


Xhaka ka shkatërruar shumë aksione të kundërshtarëve, ndërsa në golin e dytë të Baselit ka asistuar.

Asistimi ndaj Luzernit ishte i katërti në këtë kampionat për Xhakën në elitën e futbollit zviceran.

Klubi që u krijua shtatë vite më parë, sot është pa humbje dhe kandidat për titull në njërën nga ligat më të forta në botë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Klubi që u krijua shtatë vite më parë, sot është pa humbje dhe kandidat për titull në njërën nga ligat më të forta në botë (Foto/Video)

Kështu pas paraqitjes së mirë,Xhaka është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga Blick.

Formacioni i javës nga Blick.

Benjamin Siegritz (Vaduz); Michael Lang (Basel), Reto Ziegler (Sion), Pa Modou (Sion); Taulant Xhaka (Basel), Matias Delgado (Basel), Vero Salatic (Sion), Moreno Costanzo (Vaduz), Franz Burgmeier (Vaduz); Christian Fassnacht (Thun), Chadrac Akolo (Sion). /Telegrafi/