Xhaka: Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova

Granit Xhaka i cili shënoi gol kundër Serbisë, ka komentuar në rrjetin social Instagram fitoren e Zvicrës.
Xhaka ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur.
“Mos Serbi rrejtën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”, ka shkruar Xhaka në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Këtë mbishkrim e ka shoqëruar me fotografinë e tij ku shihet duke bërë shqiponjën.
Ndërsa në deklaratë për media, Granit Xhaka ka folur për emocionet dhe festën.
“Këto ishin emocione të pastra! Çfarë të them. 15 minutat e para nuk kemi qenë fare në lojë. Serbia bëri një punë të mirë, kishte shumë raste. Ishim në zonë për gjysmë ore, duke bërtitur, jo duke u kënaqur”.

“Dhe pastaj një reagim i tillë në pjesën e dytë. Kjo skuadër sapo ka bërë një hap të madh përpara".
“I pamundur! 2-1! Sot është vetëm një ditë e mrekullueshme! Për mua, sigurisht, një lojë shumë e veçantë. Mijëra njerëz, familje nga Zvicra, nga Shqipëria , nga Kosova më kanë shkruar. Kjo fitore ishte për familjen time, e cila gjithnjë më përkrah”.
“Festa nuk ishte një mesazh për kundërshtarin. Sinqerisht, nuk më interesonte ... Kjo ishte për njerëzit që gjithmonë më mbështetësin. Ata që nuk më lanë vetë. Në atdheun tim, ku janë rrënjët e prindërve të mi. Ato ishin vetëm emocione të pastra", ka thënë Xhaka. /Telegrafi/





















































