LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Le ta sjellim Carabao Cup në shtëpi

Xhaka: Le ta sjellim Carabao Cup në shtëpi
Granit Xhaka (Getty Images)

Granit Xhaka ka folur para finales së madhe të Carabao Cup ndaj Manchester Cityt.

Arsenali dhe Manchester City do të ndeshen mes vete në finalen e Carabao Cup.


Skuadra e Pep Guardiolas ka treguar formë të lart këtë sezon dhe dëshiron ta fitojë trofeun e parë për këtë sezon.

Manchester City mposht përsëri Bristol Cityn, kalon në finale të Carabao Cup (Video)
Lexo po ashtu Manchester City mposht përsëri Bristol Cityn, kalon në finale të Carabao Cup (Video)

Në anën tjetër, edhe skuadra e Arsene Wengerit ka pretendime për ta fituar Carabao Cup për këtë sezon.

Xhaka gjatë një dueli me Agueron (Getty Images)

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhaka, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të motivuar bashkëlojtarët e tij duke thënë se duhet ta sjellin kupën në shtëpi.

“Ne e dimë se duhet të jemi shumë më mirë, por arsyeja kryesore është të shkojmë tutje … tani ne përqendrohemi për të dielën”.

Xhaka dhe Mustafi: Ne jemi Arsenali, shkojmë në Wembley (Foto)
Lexo po ashtu Xhaka dhe Mustafi: Ne jemi Arsenali, shkojmë në Wembley (Foto)

“Le ta sjellim kupën në shtëpi së bashku”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndryshe, finalja e Carabao Cup zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në stadiumin Wembley në Londër. /Telegrafi/