LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Sullivan: Ky është moment historik për Maqedoninë

Xhaferi-Sullivan: Ky është moment historik për Maqedoninë

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me John Sullivan, zv. Sekretarin Shtetëror të SHBA-ve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, kryetari Xhaferi shprehu falënderim ndaj SHBA-ve si partner strategjik i vendit tonë, për mbështetjen e vazhdueshme që ia jep jo vetëm Republikës së Maqedonisë por edhe gjithë rajonit. Ai e njoftoi mysafirin e lartë me aktivitetet rrjedhëse në shtëpinë ligjvënëse në lidhje me miratimin e propozim amendamenteve kushtetuese, si fazë e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, me pritje se procesi do të rrumbullakohet deri në fund të gjysmës së parë të muajit janar të vitit 2019. Më tutje, Xhaferi fliste për hapat që i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke konfirmuar se Marrëveshja për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë veç më jep rezultate pozitive.


Zv. Sekretari Shtetëror Salivan, theksoi se i vjen mirë që është në vizitë në Republikën e Maqedonisë në këtë moment historik për vendin, kur është në fazën përfundimtare implementimi i Marrëveshjes së Prespës dhe nënvizoi se qëllimi i vizitës së tij pikërisht në këtë moment historik për vendin është që ta transmetojë mbështetjen e SHBA-ve për këtë Marrëveshje dhe të konfirmojë se sa është rëndësia e përpjekjeve që Republika e Maqedonisë i bën në këtë plan.

Në pyetjen e Salivan-it në lidhje me shqyrtimin e mundësive për rritjen e mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, kryetari i Kuvendit tha se në kuadër të shtëpisë ligjvënëse të Republikës së Maqedonisë zhvillohen biseda për rritjen e mbështetjes nga një numër më i madh i deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Ai shprehu shpresë se “numër sa më i madh i deputetëve, pa dallim në përkatësinë e tyre partiake, do e mbështesin marrëveshjen, duke e pasur parasysh momentin historik para të cilit gjendet shteti dhe efektet pozitive nga anëtarësimi në NATO, në planin politik, të sigurisë por edhe atë ekonomik”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori