LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi për votimin me dokumente të vjetra: Qytetarët brenda një muaji mund të pajisen me dokumente të reja

Xhaferi për votimin me dokumente të vjetra: Qytetarët brenda një muaji mund të pajisen me dokumente të reja

Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në konferencë për media nuk ka pranuar të përgjigjet konkretisht nëse qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nëse nuk rinovojnë dokumentet e tyre personale.

Xhaferi ka thënë se sipas dinamikës së dhënies së dokumenteve personale që ka marrë nga MPB-ja, ka konstatuar se qytetarit i duhet një muaj për të marrë letërnjoftim të ri, që nga momenti kur e inicon.


“Statistikat ditore thonë se nga data 1 deri më 29 shkurt kanë qenë gjithsej 123.983 dokumente udhëtimi, prej të cilave janë lëshuar 95.267, ky është tregues i dinamikës së punës, pra në një muaj mbi 95.000. Kërkesa për letërnjoftime kanë qenë 82.235, ndërsa janë lëshuar 71.410″.

“Kanë mbetur vetëm 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, 100 mijë që nuk kanë dokumente, pas kësaj dinamike gjatë muajit mars, të gjithë mund të pajisen me dokumente përkatëse, por qytetari duhet të bëjë kërkesë, nëse nuk ka letërnjoftim. Pra një qytetar mund të nxjerrë një dokument për një muaj”, tha Xhaferi.