LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi për kallëzimin penal ndaj tij: Nuk e kam interpretuar Kushtetutën

Xhaferi për kallëzimin penal ndaj tij: Nuk e kam interpretuar Kushtetutën

“E Majta” dorëzoi kallëzim në Prokurorinë Publike për ndjekje penale të kreu të Kuvendit Talat Xhaferi me elaborimin se ai me vullnetin e tij dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe rregulloren pamundësoi zbatimin e nismës qytetare për organizimin e referendumit.

Por, Xhaferi është i bindur se nuk ka bërë interpretim por vlerësim të thelbit të nismës për referendum. Në intervistë për Televizionin 24 ai tha se nuk ka shkelur kompetencat e veta.


“E Majta” dorëzon kallëzim penal kundër Talat Xhaferit
Lexo po ashtu “E Majta” dorëzon kallëzim penal kundër Talat Xhaferit

“Propozuesin e njoftoj se në kuptimin procedural, unë nuk e vlerësoj formën edhe ose mundem, por për thelbin them se keni problem thelbësor se në thelb, iniciativa është problematike në raport me Kushtetutën. Nuk interpretoj. Zbatoj ligjin dhe Kushtetutën”, tha Talat Xhaferi.

Xhaferi thotë se asnjë nga kallëzimet e mëhershme penale ndaj tij nuk ka qenë i suksesshëm sepse është konstatuar rregullsia e veprimeve të tij.

Ndërsa OBRM-PDUKM vlerëson se përveç që Xhaferi shkeli Kushtetutën dhe ligjet kur refuzoi nismën e tyre për referendum, ai vendosi një praktikë të rrezikshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori