LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nëse vërtetohet përfshirja e Janevës, efekti do të ishte domino

Xhaferi: Nëse vërtetohet përfshirja e Janevës, efekti do të ishte domino

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për rastin e fundit të cilin e hapi Prokuroria Themelore, në të cilin është raportuar se është përfshirë edhe prokurorja speciale Katica Janeva, e që ka të bëjë me marrje haraç nga disa biznesmenë, për të lehtësuar procedurat penale ndaj tyre.

Xhaferi thotë se janë institucionet përkatëse ato që duhet të thonë fjalën e fundit rreth përfshirjes së dyshuar të kryeprokurores Katica Janeva, e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Në një interviste për “Zërin e Amerikës”, Xhaferi tha se në rast se vërtetohet përfshirja, efekti do të ishte domino pasi do të krijonte problem për të gjitha çështjet që ka trajtuar kryeprokurorja speciale.

Xhaferi ndodhet në Washington për të marrë pjesë në punimet e një forumi parlamentar në kuadër të atij që njihet si Partneriteti Demokratik i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky i fundit është një komision dypalësh, i përbërë nga 20 ligjvënës të angazhuar për të punuar drejtpërdrejt me vendet partnere anembanë botës, për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efektive, të pavarura e të përgjegjshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori