LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi në takim me homologun bullgar: Zhurma populiste duhet të qetësohet për të arritur objektivin për të cilin u angazhuam

Xhaferi në takim me homologun bullgar: Zhurma populiste duhet të qetësohet për të arritur objektivin për të cilin u angazhuam

Sot në margjinat e Konferencës ndërkombëtare për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov.

Në fillim të takimit, të dy kryetarët shprehën kënaqësinë që në një kohë të shkurtër, pas takimit të majit në Romë, takohen sërish, që është shenjë pozitive për intensifikimin e marrëdhënieve, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe verifikimin e mandatit të Kuvendit Nacional.


Kryetari Zheljazkov theksoi se nga afër e ndjekin dinamikën e deklaratave politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Theksoi se në të dy shtetet ka politikanë të caktuar që japin deklarata që nuk janë në linjë me tonin e komunikimit që nevojitet për momentin, ndërsa deklaratat e tilla janë me qëllim të fitimit të pikëve politike ditore, e jo largpamësi e politikanëve të pjekur që ndajnë qëllim të përbashkët.

Zheljazkov theksoi se javën e ardhshme duhet të zgjidhen Grupet për bashkëpunim dhe delegacionet në Kuvendin e Bullgarisë, me çka do të mundësohet komunikimi i papenguar ndërmjet dy Kuvendeve dhe realizimi i vizitave në nivele të ndryshm

Kryetari Xhaferi theksoi se Kuvendi është i gatshëm të veprojë në pajtim me kompetencat e tij dhe procedurat dhe afatet e parapara me kushtetutë, nga momenti kur propozuesi i autorizuar do ta dorëzojë iniciativën për ndryshime kushtetuese në Kuvend.

Xhaferi e njoftoi Zheljazkovin për procedurën dhe kohëzgjatjen e procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Theksoi se procesi nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm për progresin tonë drejt BE-së. Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se ky është hapi i fundit i ndërmarrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori