LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik kundër shqiptarëve: E turpshme

Xhaçka reagon ndaj deklaratave të ministrit britanik kundër shqiptarëve: E turpshme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga ministri britanik për Emigracionin kundër emigrantëve shqiptarëve.

Xhaçka i ka cilësuar të turpshme deklaratat e ministrit Robert Jenrick, ndërsa ka thënë se ky është një linçim që i bëhet një komuniteti që ka kontributin e tij në ekonominë dhe shoqërinë e Britanisë së Madhe.


“E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një ministër shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, ka shkruar Xhaçka në rrjetin social Twitter.

Reagimi i ministres Xhaçka është shoqëruar edhe me videon e ministrit britanik të Emigracionit, i cili deklaronte në mënyrë të ashpër dhe të pahijshme “gjeni shqiptarët, ndalojini dhe çojini në aeroport për t’i kthyer në Tiranë”.

Madje në video ministri shprehet se bashkë me emigrantët po kthehen edhe kriminelë të rrezikshëm të dënuar për drogë, ku sipas tij kjo mënyrë do rrisë sigurinë e komunitetit, duke “shënjestruar shqiptarët si arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori