LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka në Uashington: Shqipëria të jetë pikë kontakti në Ballkanin Perëndimor

Xhaçka në Uashington: Shqipëria të jetë pikë kontakti në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndodhet në Uashington ku është pritur nga sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis.

“Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj”, deklaroi sekretari Mattis, duke falënderuar Shqipërinë për angazhimin në NATO dhe operacionet e saj.


Ministrja Xhaçka falënderoi sekretarin Mattis për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe të madhe që SHBA kanë dhënë për Forcat tona të Armatosura për misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit, stërvitjen dhe stërvitjet për personelin tonë ushtarak; ndihmën e zhvillimit të aftësive të cilat kanë qenë të gjitha të rëndësishme për të përgatitur ushtritë tona për sfidat që paraqesin mjedisin e sotëm të sigurisë.

“Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë. Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik.”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA-ve ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

“Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO-s. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim”, tha ministrja Xhaçka.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra por edhe me angazhime se është një aleat i denjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori