Xenini i sportit

Me shpirt sportisti, nuk la sport pa provuar. E para se të bëhej i famshëm për betejën e fituar ndaj ish-kryediplomatit serb, Vuk Jeremiq, në njohjen ndërkombëtare të tenistëve kosovarë, kreu i Federatës së Tenistit të Kosovës, Shkëlzen Domi ka një ‘personazh të dytë’ në jetën e tij.
Nga viti 2003 ai u bë i njohur edhe si Xenini, njeriu që ironizonte me ngjarjet politike, thurte barsoleta, aforizma e vendoste në internet mendimet e tij, nga më të ndryshmet. E në një formë ndryshe, Domi tregon për Arena jetën e tij si sportist, politikanët që i paramendon në këtë sport, si dhe arsyen pse nuk u bë një yll i futbollit. /Tribuna/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/11/2013














































