Xavi është më i miri në histori të Spanjës

35-vjeçari ka kaluar një karrierë ëndrrash duke fituar, mes tjerash – me Barcelonën – tetë tituj të La Ligas, tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, kurse me Spanjën: Kampionatin Botëror dhe dy herë Kampionatin Evropian.
Në një intervistë për uefa.com, superylli argjentinas nuk i ka kursyer lëvdatat për mjeshtrin e mesfushës, i cili këtë verë do të largohet nga Camp Nou për ta vazhduar karrierën te Al Sadd
“Të gjithë e dinë se çfarë është Xavi në fushë. Ai është një lojtar që e dikton tempin e lojës, të jep një pasim atje ku e do, e lexon lojën për mrekulli”.
“Është kënaqësi për mua që kam kaluar aq shumë kohë pranë tij. Ai është lojtari më i mirë në histori të Spanjës”, ka deklaruar Messi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































