LAJMI I FUNDIT:

Xabi Alonso: Ende herët që të bëhem trajner i Sociedadit  

Xabi Alonso: Ende herët që të bëhem trajner i Sociedadit  

Ish-mesfushori i Real Sociedadit, Xabi Alonso e ka përjashtuar veten nga mundësia për të qenë zëvendësim i përhershëm për trajnerin e larguar Eusebio Sacristan.

Klubi bask e ka shkarkuar trajnerin Sacristan dhe në vend të tij e ka emëruar Imanol Alguacil deri në fund të sezonit, por Alonso nuk beson se ai do të jetë gati deri në verë për të marr drejtimin e Sociedadit.


Xabi shpreh dëshirën për t'u bërë trajner i Sociedadit
Lexo po ashtu Xabi shpreh dëshirën për t'u bërë trajner i Sociedadit

“Unë jam ende shumë i ri për një rol të tillë stërvitor dhe nuk jam kualifikuar ende plotësisht për këtë punë”, ka thënë fillimisht Alonso për Marca.

“Jam ende në kurset e mia dhe ende stërvit, por unë sapo kam dalë në pension kohëve të fundit nga futbolli kështu që koha do të tregojë se çfarë ka të ardhme dhe çfarë është puna ime e ardhshme”.

Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Viti që ‘vodhi’ shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)

“Duhet ta vlerësojmë punën që Eusebio bëri gjatë dy viteve të tij në punë, dhe futbollit shpesh mund të jetë mosmirënjohës dhe pa falje në këtë drejtim”.

“Pozita e trajnerit është gjithmonë e vështirë dhe ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme, dëshiroj ta falënderoj atë për punën e tij në klubin tim dhe t’i uroj atij të mirën për të ardhmen”.

Alonso e nisi karrierën te Sociedadi dhe e ka klub të zemrës (GettyImages)

“Vendimi për të emëruar Imanol është i arsyeshëm, ai ka një shans për të bërë përshtypje të mira dhe ai e njeh mirë klubin”.

Në fund Alonso ka folur edhe për lajmin për shmangien e taksave, por ka thënë se është gjithçka në rregull. /Telegrafi/

Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin
Lexo po ashtu Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori