LAJMI I FUNDIT:

Willy Caballero kërcënohet me vdekje

Willy Caballero kërcënohet me vdekje
during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia.

Willy Caballero ka folur për fyerjet dhe kërcënimet pas humbjes ndaj Kroacisë.

Kjo e fundit ka triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0 kundër Argjentinës.


Willi Caballero (Getty Images)

Portieri argjentinas i Chelseat ka folur pas fitores dramatike të Argjentinës kundër Nigerisë.

“Kam marrë shumë fyerje dhe kërcënime me vdekje pas takimit me kombëtaren kroate. Madje, më është kërcënuar edhe tërë familja”, tha veterani i futbollit.

Por, ai tregoi se ka marrë mbështetje prej disa miqve që i kanë dal në ndihmë pas situatës së krijuar.

Të gjitha lajmet rreth kampionatit botëror
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth kampionatit botëror

“Unë kam qëndruar me shumë njerëz që më mbështesin dhe kanë vuajtur situatën time. Falënderoj të gjithë ata që ishin atje. Fanella e Argjentinës ka shumë vlera për mua dhe këtë ma ka mësuar familja”, tha ai.

Ndryshe, Argjentina në 1/16 e finales së botërorit do të takohet me kombëtaren e Francës. /Telegrafi/