LAJMI I FUNDIT:

Wilder vs Parker, nga sa para fitojnë boksierët për meçin e sotëm

Wilder vs Parker, nga sa para fitojnë boksierët për meçin e sotëm

Sonte tifozët e boksit do të përjetojnë disa nga meçet më të forta në historinë e boksit të peshave të rënda.

Një nga këto luftime do të jetë edhe ajo mes Deontay Wilder që lufton kundër Joseph Parker, ku njerëzit duan të dinë se sa para do të marrin.


Wilder është favorit i madh për të fituar luftën ndaj Parker, dhe amerikani ka ka konfirmuar se do të fitonte rreth 40 milionë dollarë për dy meçet e të konfirmuara, përshirë atë kundër Anthony Joshua në 2024.

Orari i meçeve, Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker
Lexo po ashtu Orari i meçeve, Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker

Nuk ka informacion zyrtar se sa Wilder apo Parker do të marrin nga organizatorët e ngjarjes ‘Day of Reckoning’.

Fitimet e Deontay Wilder

Boksieri nga Alabama ka fituar rreth 100 milionë dollarë gjatë gjithë karrierës së tij, 90 milionë dollarë nga to të fituara vetëm nga gjashtë ndeshjet e tij të fundit.

Para se të luftonte me Tyson Fury, Wilder fitonte rreth 1 milion dollarë për luftë, por më pas jeta e tij ndryshoi. Pavarësisht se nuk fitoi një luftë në ishull nga ajo trilogji, Wilder fitoi 10 milionë dollarë për luftën e parë kundër Tyson Fury dhe 40 milionë dollarë të kombinuara për dy ndeshjet e ardhshme kundër ‘Gypsy King’.

Që atëherë, ai paguhet nga 10 deri në 20 milionë dollarë për luftë. Sipas këtyre vlerësimeve, paratë e parashikuara për meçin e sotëm për Deontay Wilder do të jenë rreth 10 milionë dollarë.

Paratë për Joseph Parker

Duke qenë se Joseph Parker nuk ka pasur të njëjtën karrierë si Deontay Wilder, ai patjetër do të fitojë shumë më pak para.

Jo vetëm paratë, Joshua ka një tjetër objektiv nëse e mposht Wallinin - lufta me një kampion
Lexo po ashtu Jo vetëm paratë, Joshua ka një tjetër objektiv nëse e mposht Wallinin - lufta me një kampion

Sipas vlerësimeve, Parker do të fitojë 2-3 milionë dollarë për këtë luftë kundër kundërshtarit të tij shumë më të famshëm dhe më të suksesshëm. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori