LAJMI I FUNDIT:

Wilder – Stiverne: Tetë gjërat që duhet t’i dini rreth këtij meçi (Foto/Video)

Wilder – Stiverne: Tetë gjërat që duhet t’i dini rreth këtij meçi (Foto/Video)

Në orët e para të së dielës (04:30), luhet meçi i vlefshëm për titullin kampion për pesha të rënda .

Është i shumë përfoluri Deontay Wilder i cili do të mbrojë titullin ndaj Bermane Stiverne në Barclays Center (Brooklyn).


Wilder fillimisht duhet të ndeshej me Luis Ortiz, por kubani doli pozitiv për substanca të ndalura dhe kështu meçi u anulua dhe iu hap rruga Stivernes.

Më poshtë keni tetë gjërat që duhet të dini rreth kësaj përballje:

Për cilin titull ndeshen?

Deontay Wilder duke festuar mbrojtjen titullin ndaj Gerald Washington. Foto: Getty Images

WBC, është Wilder ai që mbron titullin. Që kur e fitoi në janar të 2015 ka arritur ta mbrojë pesë herë.

Matjet zyrtare

Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne gjatë matjeve zyrtare. Foto: Getty Images

Wilder peshoi 99,7 kilogram, kurse Stiverne 115 kilogram.

Ky është një re-meq

Wilder e fitoi titullin nga Stiverne në 2015 pas një vendimi unanim me pikë. Vlen të theksohet se Stiverne është kundërshtari i vetëm që Wilder nuk ka arritur ta mposht me nokaut.

Favorit?

25 shkurt 2017: Deontay Wilder para fillimit të duelmit me Gerald Washington. Foto: Getty Images

Wilder është një favorit i madh, shumica e parashikojnë triumfin e tij me nokaut teknik në raundin e katër.

Wilder - Stiverne: Parashikimi i meçit raund pas raundi deri te nokauti
Lexo po ashtu Wilder - Stiverne: Parashikimi i meçit raund pas raundi deri te nokauti

Hera e fundit kur janë ndeshur?

Deontay Wilder duke i përshëndetur të pranishmit në Barclays Center në New York. Foto: Getty Images

Wilder për herë të fundit u paraqit në shkurt të 2017 ndaj Gerald Washington ku fitoi në rundin e pestë me nokaut teknik. Stiverne ka qenë më pak aktiv që kur e humbi titullin në 2015. Në fakt, ai ka luftuar në vetëm një meç. Ai ishte në fitoren ndaj Derric Rossy në nëntor të 2015 me vendim unanim.

Wilder i nervozuar

Duket se asnjë boksier nuk ka hequr më shumë se Wilder për të gjetur kundërshtarë. Luis Ortiz ishte i treti që iu anulua pasi doli pozitiv në doping, më herët iu anuluan edhe takimet ndaj Alexander Povetkin dhe Andrzej Wawrzyk.

Kjo e shpjegon në një mënyrë pse Wilder nuk ka luftuar që nëntë muaj.

Motivimi i Stiverne

Jo shumë boksierëve i jepet shansi i dytë për të marrë atë që i takon, por Stiverne e ka shansin në orët e para të së dielës. Në humbjen e 2015 tha se nuk ishte në formë, të shohim këtë herë.

Çka ka në horizont të fituesin?

Një fitore e Wilder është ajo që adhuruesit e boksit dëshirojnë ta shikojnë pasi kështu atij do t’i jepet shansi të ndeshet me Anthony Joshuan. Edhe pse britaniku ka aktualisht sytë nga Tyson Fury dhe David Haye. /Telegrafi/

Kampioni i WBC duke pozuar para meçit të madh. Foto: Getty Images

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori