LAJMI I FUNDIT:

Wilder ka rrezikuar shumë me rimeçin ndaj Ortiz

Wilder ka rrezikuar shumë me rimeçin ndaj Ortiz
Deontay Wilder (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ekspertët e boksit thonë se Deontay Wilder ka ndërmarrë një rrezik të madh me vendimin që ta zhvillojë rimeçin ndaj Luis Ortiz, kur për diçka të tillë nuk detyrohej me kontratë.

Kampioni i WBC-së u ndesh me boksierin kubanez në mars të vitit 2018, ndërsa arriti t’i shpëtonte nokautit në raundin e shtatë në Barclays Center të Brooklynit, kur ishte në moment shumë të vështirë dhe për pak sa nuk u nokautua nga kundërshtari i tij.


Deontay Wilder – Luis Ortiz, gjithçka që duhet të dini për rimeçin e shumëpritur
Lexo po ashtu Deontay Wilder – Luis Ortiz, gjithçka që duhet të dini për rimeçin e shumëpritur

Porse për të mos lënë asgjë pezull, si një kampion i vërtetë, Wilder vendosi t’ia jepte një shans tjetër Ortizit, ndaj të cilit në orët e hershme të të dielës e zhvillon rimeçin në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Shumëkush mendon se kampioni i WBC-së e ka vënë në rrezik titullin e tij, duke qenë se në duelin e parë ndoshta arriti të shpëtonte me pakëz fat duke qëndruar në këmbë dhe duke arritur më pas që ta fitonte duelin.

Por, pikërisht kjo është arsyeja, Wilder nuk dëshiron të lë asnjë dyshim. Nuk dëshiron që të flitet se e fitoi një kundërshtar me fat. Ai planifikon të hyjë në ring dhe ta mposhtë përsëri Luis Ortizin duke e mbrojtur titullin dhe duke vazhduar të mbetet i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda. Por, pritet të shihet se a do t’ia arrijë qëllimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori