LAJMI I FUNDIT:

Wijnaldum flet për Messin si bashkëlojtar, por edhe për idhujt e tij Zidanen dhe Seedorfin

Wijnaldum flet për Messin si bashkëlojtar, por edhe për idhujt e tij Zidanen dhe Seedorfin

Mesfushori i PSG-së, Georginio Wijnaldum, ka folur me plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës, Lionel Messin.

Ndërsa ai mendonte se do ta gjente në Barcelonë, në fund e gjeti te PSG –ja, pasi pas Georginio Wijnaldumit edhe Lionel Messin zbarkoi në qytetin e modës.


Pas disa javësh të kaluara së bashku, holandezi ka thënë se po jeton magjinë e argjentinasit.

Në një intervistë për Foot.Fr, ish-ylli i Liverpoolit zbuloi se sa i lumtur dhe krenar është që është në gjendje të shoqërohet me Messin çdo ditë.

“Natyrisht, jam i lumtur si i gjithë ekipi që Messi i është bashkuar PSG-së. Për më tepër, i gjithë klubi, anëtarët, mbështetësit, Ligue 1  dhe madje edhe e gjithë Franca janë të kënaqur…”

“Sepse ai është vetëm një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Jam krenar që jam në gjendje të ndaj dhomën e zhveshjes me të, të zhvillohem në stërvitje dhe të luaj ndeshje përkrah tij”.

“Të luash kundër tij është gjithmonë e vështirë, tani do të kënaqem duke qenë në anën e tij”, ka thënë holandezi.

Wijnaldum është një tifoz i Messit, por natyrisht jo idhulli i tij i fëmijërisë, pasi ai si mode ka Zinedine Zidanen.

“Zidane dhe nuk ka nevojë të shpjegoj pse. Kjo është edhe arsyeja pse unë shpesh zgjodha të luaja me numrin 5. Është bërë numri im i preferuar”, ka thënë ai.

Lojtari tjetër nga i cili u frymëzua Gigi është bashkatdhetari i tij Clarence Seedorf. /Telegrafi/