LAJMI I FUNDIT:

Westbrook shpërthen, 51 pikë me triple-double në fitoren ndaj Phoenix (Video)

Westbrook shpërthen, 51 pikë me triple-double në fitoren ndaj Phoenix (Video)

Russell Westbrook ka shfaqur një paraqitje spektakolare për ekipin e tij ndaj Phoenix Suns.

Oklahoma City Thunder e fitoi duelin pas vazhdimeve me rezultatin e ngushtë 113-110, shkruan Telegrafi.

Ndeshja ishte e barabartë në të gjitha fraksionet e takimit, me Phoenixin që ka treguar se sivjet nuk do të jetë aq i dobët sa po mendohet.

Westbrook demonstroi edhe një herë se ai është bartës i ekipit pas largimit të Kevin Durant drejt Golden State Warriors.

“Bisha” regjistroi 51 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime në një prej paraqitjeve të tij më spektakolare në karrierë.

Një statistikë të tillë me triple double me 51 pikë nuk u realizua që nga viti 1975.

Westbrook u ndihmua nga Victor Oladipo i cili shënoi 21 pikë, teksa te Phoenix shkëlqyen Ëarren dhe Booker, i pari me 30 pikë, kurse ky i fundit me 21 pikë.

Oklahoma City Thunder gjendet në pozitën e dytë në konferencën e Perëndimit me dy fitore pas dy ndeshjeve, me kosh-dallim më të dobët se San Antonio që ka okupuar pozitën e parë po ashtu me dy fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori