LAJMI I FUNDIT:

Westbrook në Houston, Paul drejt Thunders

Westbrook në Houston, Paul drejt Thunders

“Blockbuster Trade” e cilësuan amerikanët një operacion të fundit të lëvizjeve të basketbollistëve në NBA.

Russell Westbrook dhe James Harden sërish do të luajnë në një skuadër, por kësaj radhe jo në Oklahoma City Thunder.

Russell ka shkëputur kontratën me skuadrën ku e filloi karrierën dhe i është bashkuar ekipit teksasian të Houston Rockets.

Në drejtim të kundërt është larguar Chris Paul, gjersa në ofertë janë përfshirë edhe “pikat e drafteve” të “raketave” të vitit 2024 dhe 2026, të cilët do t’i takojnë Thundersave. Oklahoma gjithashtu do të ketë të paktën dy zgjedhje në raundet e para në gjashtë nga shtatë draftet e ardhshme.

Paul nëntë herë është paraqitur në NBA All-Star, Westbrook në tetë raste ka luajtur në këtë ndeshje.

Chris do të fitojë rreth 125 milionë dollarë gjatë tri viteve të fundit të kontratës, duke përfshirë një opsion prej 44.2 milionë dollarësh për sezonën 2021-22.

Westbrook, i cili do të mbush 31 vjet në fillim të sezonit të ardhshëm, do të arkëtojë 171 milionë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori