LAJMI I FUNDIT:

Wenger zbulon arsyen pse nuk u kthye asnjëherë më të Arsenal as për vizitë

Wenger zbulon arsyen pse nuk u kthye asnjëherë më të Arsenal as për vizitë

Trajneri legjendar francez Arsene Wenger ka zbuluar publikisht për herë të parë pse ai nuk u shfaq më kurrë në klub pas largimit nga Arsenali në vitin 2018, duke shtuar se ardhja e tij mund të krijojë probleme.

Wenger drejtoi Arsenalin nga bankina për 1228 ndeshje. Ai arriti 704 fitore (62 për qind), fitoi Ligën Premier tre herë, FA Cup shtatë herë, Community Shield shtatë herë dhe arriti të çojë Gunners në Ligën e Kampionëve në 20 sezone radhazi, në përjashtim të sezonit të fundit.


Dhe megjithëse Wenger është ndoshta personi më i rëndësishëm në historinë e Arsenalit, që nga largimi nga klubi ai nuk është kthyer më në Emirates dhe nuk ka qenë kurrë në ambientet e klubit.

“Unë nuk kam qenë aty që nga viti 2018. Pas 22 vitesh në klub si trajner, ndoshta kam ardhur në fund të rrugës dhe njerëzit donin një ndryshim. Klubi zgjodhi një drejtim tjetër dhe unë e kuptoj plotësisht këtë. Ndonjëherë ju duhet një staf krejt i ri dhe prania ime atje mund të ketë një problem”.

“Kjo është arsyeja pse unë qëndrova larg plotësisht, për t’i dhënë klubit një shans për të rindërtuar një marrëdhënie të re me trajnerin e ri. Kjo është arsyeja pse nuk fola kurrë për Arsenalin dhe nuk u ktheva në Emirates sepse nuk doja të isha dikush që nuk ishte i mirë për klubin. Por unë ende ndjej se jeta ime është padyshim e lidhur me Arsenalin, kështu që tani i mbështes ata në TV”, ka thënë trajneri francez.

Në vend të Wengerit, në stolin e Arsenalit erdhi Unai Emery, i cili nuk qëndroi as dy sezone, ku në vend të tij pastaj erdhi Mikel Arteta, i cili është ende trajner.

Duhet thënë gjithashtu se Arsenali është lider në Angli pas gjashtë xhirove. /Telegrafi/