LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Lacazette nuk do të luajë kundër Milanit, dua që Wilshere të qëndrojë

Wenger: Lacazette nuk do të luajë kundër Milanit, dua që Wilshere të qëndrojë
Arsene Wenger gjatë ndeshjes kundër Milanit (Foto: Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Alexandre Lacazette nuk do të luajë kundër Milanit të enjten.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-0, por tekniku francez thotë se ende asgjë nuk ka përfunduar.


Arsenali duke festuar një nga golat në San Siro (Foto: Getty Images)

“Disa lojtarë kanë bërë teste këtë mëngjes dhe të gjithë janë gati, përveç Lacazette”, ka thënë Wenger në konferencën për media para ndeshjes.

“Skuadra për nesër? Kurrë nuk është e lehtë kur duhesh të lësh jashtë top lojtarët. Duhet të zgjedhësh skuadrën më të mirë për të fituar ndeshjen e ardhshme”.

“Dua të jem në Ligën e Kampionëve. Liga e Evropës është shumë e fortë këtë sezon. Shikoni Milanin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin, plus ka shumë skuadra franceze”.

Pesë paraqitjet e shkëlqyera të klubeve angleze në Evropë
Lexo po ashtu Pesë paraqitjet e shkëlqyera të klubeve angleze në Evropë

“Kjo gatë është në nivelin më të lartë se kurrë më parë. Ne duhet të bëjë një paraqitje që pritet nga ne. Gara është shumë e ngushtë”.

Jack Wilshere do të jetë pakontratë në fund të sezonit dhe së bashku me Milanin edhe Juventusi është i interesuar të sigurojë shërbimet e tij.

“Nga ana ime asgjë nuk ka ndryshuar, Jack do të jetë i lirë në fund të sezonit. Ne i kemi ofertë dhe dua që ai të qëndrojë dhe të lidhet me klubin edhe në të ardhmen. Kjo është dëshira ime dhe shpresoj ai ta bëjë këtë. Shpresoj gjithashtu që ai të thirret edhe nga Anglia dhe shenjat janë pozitive”, ka shtuar për fund Wenger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori