Wenger kritikon Unitedin për transferimin e Martialit

Martial është bërë tinejxheri më i shtrenjtë në botë pasi u transferua te Unitedi për një shumë që mund të arrijë deri në 80 milionë euro.
Futbollisti 19-vjeçar ka realizuar vetëm 52 paraqitje për Monacon ndërsa menaxheri i Arsenalit, i cili transferoi vetëm Petr Cechun, ka thënë se Unitedi është detyruar të paguajë atë shumë sepse nuk kishte lojtarë kualitativë në treg.
“Kam dëgjuar se Martial ka realizuar 11 gola në ligën franceze – dhe ajo shumë është e lartë”, ka thënë Wenger.
“Kjo do të thotë se paratë nuk mungojnë për momentin, se nuk mungon dëshira për investim, por numri i lojtarëve që mund të përforcojnë klubet është i limituar”, ka shtuar francezi.
“Pra a jam i lumtur me investimet që bëj? Po. Çdoherë. Kam blerë Sanchezin, Ozilin, Cechun, e bleva Gabrielin vitin e kaluar, por kur duhet të investoni, ju duhet të gjeni lojtarë për t’i investuar ato para”.

















































