Francezi ditë më parë mposhti skuadrën e Chelseat për herë të parë gjatë kohës sa ajo është e drejtuar nga Jose Mourinho, duke fituar Superkupën e Anglisë.

Por në prag të fillimit të sezonit të ri, të cilin Topçinjtë e nisin nesër ndaj West Ham United, Wenger ka folur për gjasat e skuadrës së tij për ta fituar titullin.


“Ne jemi gati për të luftuar për titullin kampion. Sezonin e kaluar patëm një start të dobët, që kushtëzoi mundësitë tona për të rivalizuar për këtë trofe”, ka thënë francezi, transmeton Telegrafi.

“Kalendari në tri javët e para është shumë i vështirë, kemi për të zhvilluar dy derbi: një përballjen me Liverpoolin”.

“Na vjen mirë që këtë sezon konsiderohemi rivalë për titullin, më parë askush nuk fliste në këtë mënyrë për ne”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app