Wembanyama me paraqitje monstruoze, Spurs mposhtin Thunder pas dy vazhdimeve

San Antonio Spurs mposhtën Oklahoma City Thunder 122:115 në udhëtim pas dy kohëve shtesë dhe morën epërsinë 1-0 në finalen e playoff-eve të Konferencës Perëndimore të NBA-së.
Victor Wembanyama udhëhoqi San Antonion me 41 pikë dhe 24 kërcime, dhe Spurs kështu ia hoqën avantazhin e fushës vendase rivalit të tyre dhe fituan për herë të pestë kundër Oklahoma në takimin e gjashtë midis tyre këtë sezon.
Dylan Harper gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm për mysafirët në fitore me 24 pikë dhe shtatë vjedhje topi, që është një rekord klubi në Play-Off.
Stephon Castle shënoi 17 pikë, Devin Vassell dhe Keldon Johnson shënuan nga 13 pikë secili, dhe Julian Champagnie shënoi nga 11. San Antonio luajti pa De'Aaron Fox për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
- YouTube www.youtube.com
Për Thunder, Alex Caruso shënoi 31 pikë nga stoli, performanca e dytë më e mirë e karrierës së tij.
Jalen Williams u rikthye pas një pushimi prej gjashtë ndeshjesh për shkak të një dëmtimi në kofshën e pasme dhe shënoi 26 pikë, ndërsa Shai Gilgeous-Alexander, i cili mori çmimin e tij të dytë radhazi si MVP para ndeshjes, e përfundoi ndeshjen me 24 pikë dhe 12 asistime, por me 7 nga 23 gjuajtje nga fusha.
Ndeshja e dytë luhet të mërkurën, përsëri në Oklahoma City. /Telegrafi/

















































