LAJMI I FUNDIT:

Weinstein deklarohet i pafajshëm për akuzat e përdhunimit

Weinstein deklarohet i pafajshëm për akuzat e përdhunimit
(Foto: AP)

Producenti i famshëm, Harvey Weinstein, është deklaruar i pafajshëm në një gjykatë në Los Angeles lidhur me akuzat për përdhunim ose abuzim seksual.

Weinstein u shfaq me karrocë në seancë dhe avokatët e tij pretendojnë se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Vitin e kaluar, ndërsa procedimet penale po vazhdonin në New York, ai u paraqit në gjykatë me ndihmën e një mbajtëse për të ecur.


Seanca e të mërkurës ishte e shkurtër dhe producenti nuk foli shumë. Avokatët e tij paraqitën një kërkesë për të hedhur poshtë tri nga 11 pikat e akuzës. Gjithashtu u kërkua një vlerësim mjekësor, i cili u miratua nga gjyqtari.

Filmi për Harvey Weinstein lansohet në fund të vitit të ardhshëm
Lexo po ashtu Filmi për Harvey Weinstein lansohet në fund të vitit të ardhshëm

Pesë femra pohojnë se u keqtrajtuan seksualisht në periudhën midis viteve 2004 dhe 2013. Seanca tjetër është caktuar për 29 korrik, shkruan CNN.

“Ai absolutisht i mohon të gjitha akuzat e padisë, sepse ato janë të pabazuara. Provat së shpejti do të dalin në dritë”, është shprehur avokati i tij, Mark Werksman.

Avokati gjithashtu deklaroi se klienti i tij është i verbër nga një sy dhe se është në një karrocë për shkak të një problemi me stenozën kurrizore.

Gloria Allred, e cila përfaqëson dy viktimat në këtë rast, tha se fakti që iu desh të abuzuarave shumë kohë për të folur për atë që kaluan, e bën të qartë se ato nuk gënjejnë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori