LAJMI I FUNDIT:

Webb zbulon mënyrën se si Alex Ferguson u përpoq ta korruptojë!

Webb zbulon mënyrën se si Alex Ferguson u përpoq ta korruptojë!
Foto Montazh

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Howard Webb ka rikujtuar se si legjenda e stolit të Manchester United njëherë është munduar ta bindë të anulojë ndeshjen kryesore të javës pasi kishte probleme me dëmtimet në mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë ishte gjyqtarë në Ligën Premier për 11 vjet, përpara se të dilte në pension duke u bërë drejtori teknik i kolegjiumit të gjyqtarëve. Një nga karakteret më interesante të futbollit anglez ishte Sir Alex Ferguson, kështu që nuk është surprizë që Webb kishte një anekdotë për të na treguar rreth ish-trajnerit të Manchester Unitedit.


Webb 45 vjeçar pranon se megjithëse është akuzuar shpeshherë se mbante anën e Djajve të Kuq, ai asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie miqësore me skocezin, duke e definuar marrëdhënien e tyre si “në rastin më të mirë, qytetare, në rastin më të keq, e dhunshme’. Ai vijon duke thënë se nuk mban mend të ketë pasur një bisedë të denjë me trajnerin britanik me më shumë trofe.

Ai shkruan për Times “Mbaj mend një ndodhi në dhjetor të 2009, në prag të ndeshjes Fulham me Manchester United. Ndeshja luhej të dielën pasdite, teksa fusha ishte e ngrirë, mu kërkua të inspektoja gjendjen e fushës në mëngjes. Shkova në stadium në orën 9, kur gjeta Ferguson që por më priste në tunel.

“Atë muaj, mbrojtja e United ishte në gjendje emergjente për shkak të dëmtimeve, që do të thotë se as Nemanja Vidic as Rio Ferdinand, as Jonny Evans dhe as John O’Shea nuk ishin të grumbulluar. Dukej që Të Kuqtë do të përballeshin me një ekip të përgjysmuar kundër Fulham, dhe ai normalisht që më kërkoi që ndeshja të shtyhej. ‘Unë e pashë fushën, dhe është një vend tepër i rrezikshëm’, më thotë Fergie. Unë i thashë që do ta shoh edhe do t’i them se çfarë mendoj. Pas inspektimit të hollësishëm dola në përfundimin se fusha ishte në kushte të shkëlqyera; e butë dhe pa pjesë akulli. Më pas shkova drejt tunelit për t’i thënë lajmin.”

“ ‘E sheh se për çfarë e kisha fjalën, pra ndeshja do të shtyhet besoj’ më lehte Ferguson akoma pa iu afruar. Por ai u çmend kur i thashë se fusha ishte në gjendje ideale. Duke bërë gjeste, por më pas u zbut dhe më tha ‘e di që është në rregull’ më tha duke qeshur. Pesë orë më pas ekipi i tij u mund 3:0.” United e përfundoi në vend të dytë me një pikë pas Chelsea-t kampionatin. Webb tashmë punon për BT Sport si një analist dhe sjell për publikun komente dhe analiza për sa i përket gjykimit. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori