LAJMI I FUNDIT:

Walker zbulon se përse e përqafoi Viniciusin në fund të ndeshjes së parë

Walker zbulon se përse e përqafoi Viniciusin në fund të ndeshjes së parë

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker ka folur për media përpara ndeshjes së tyre me Real Madridin të mërkurën, duke zbuluar se ai e përqafoi Vinicius Junior nga respekti pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ka qenë një temë e përsëritur dhe e vazhdueshme në Spanjë këtë sezon, dhe përsëri gazetarët iu drejtuan me një pyetje anglezit se përse e përqafoi brazilianin.


“Epo unë shkova ta përqafoj, sepse ai u përpoq të më godiste me bërryl, dhe unë isha i qetë për atë pjesë, sepse nuk dua të bëhem meme. Ne patëm një betejë të mirë, kam shumë respekt për të, kur ka qenë një lojë e mirë, një betejë e mirë dhe në fund të saj, ju tregoni respektin tuaj”, ka deklaruar fillimisht Walker.

Yjet e Real Madridit mbeten të bllokuar në aeroportin e Mançesterit
Lexo po ashtu Yjet e Real Madridit mbeten të bllokuar në aeroportin e Mançesterit

I pyetur nëse Vinicius ishte një lojtar provokues, Walker pranoi se braziliani i njeh artet e errëta të lojës, por nuk pa asgjë të pazakontë me këtë.

“Nuk do të thosha provokuese. Por, ai është një lojtar shumë i mirë, ai bën atë që duhet të bëjë për të ndihmuar ekipin e tij. Përpiqem të mos përfshihem me lojtarët që përpiqen të më tërheqin dhe flasin për gjepura”, potencon më tej anglezi.

Walker pranon se Man City 'do të studiojë' Interin dhe Milanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Walker pranon se Man City 'do të studiojë' Interin dhe Milanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Nëse ai rrëzohet lehtë dhe kërkon kartonë të verdhë, kjo është pjesë e rëndësishme e lojës. Do ta marrësh, por le të mos ia heqim futbollin. Ai është një top lojtar”.

Vinicius padyshim që ka pësuar abuzime të tmerrshme racore në Spanjë këtë sezon, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen që meriton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori