LAJMI I FUNDIT:

VV përsërit se nuk do të lejojë kapjen e Ndërmarrjes Publike Banesore

VV përsërit se nuk do të lejojë kapjen e Ndërmarrjes Publike Banesore

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë akuzuar sot drejtorin e Drejtorisë së Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, se ai së bashku me një grup individësh po bëjnë një sulm ndaj ndërmarrjes publike banesore, me synimin për ta larguar drejtuesin e tanishëm, Nexhat Kryeziun.

Leonora Bajraktari, asambliste e VV, ka thënë në një konferencë për media se në mënyrë të jashtëligjshme Dren Kukaj së bashku me aksionarin tjetër, Qëndrim Sahitin, kanë dërguar në NPB një vendim që e kanë marrë vetë, pa thirrur asnjë mbledhje.


“Sipas atij vendimi, të datës 26.03.2018, dy aksionarët Dren Kukaj dhe Qendrim Sahiti kanë caktuar katër anëtarë të përkohshëm të Bordit të drejtorëve të NPB në Prishtinë. Në po të njëjtin vendim ata urdhërojnë po këtë bord me katër anëtarë të jashtëligjshëm të përpilojnë një përmbledhje të gjendjes së NPB, por sipas statutit të kësaj ndërmarrjeje, pika 26.4 çdo takim i bordit të drejtorëve me stafin administrativ të ndërmarrjes është në kundërshtim me parimet e qeverisjes së korporatave. Ky vendim është i kundërligjshëm dhe i pazbatueshëm, pasi me ligjin 03 L 087 i datës 13.06.2008 për ndërmarrjet publike, komisioni komunal i aksionarëve për ndërmarrjet publike nuk ka të drejtë të emërojë me mandat të përkohshëm anëtarët e bordit të drejtorëve”, ka thënë Bajraktari.

Ajo ka theksuar se emërimi ad-hoc i disa individëve si anëtarë të përkohshëm të bordit të drejtorëve duke mos respektuar konkursin e shpallur nga vetë komisioni komunal aksionar është i paarsyeshëm dhe joligjor.

“Nuk mund të caktohet një bord i ri pa vendimin për shkarkimin e bordit paraprak, andaj kërkojmë nga personat përgjegjës, kryesuesi i kuvendit, ashtu edhe nga kryetari dhe nënkryetari i komunës të marrin masat e duhura në lidhje me këto shkelje ligjore që kanë ndodhur”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Egzon Azemi ka thënë se NP Banesore më datë 22 mars 2018 ka shpallur konkurs të rregullt për zgjedhjen e katër anëtarëve të bordit të drejtorëve dhe afati për aplikim është i hapur deri më 21 prill 2018, por më datën 25 mars kanë marrë një email nga drejtori i Pronës Dren Kukaj ku në mënyrë urdhërore, pa u përcaktuar as rendi i ditës të takohen në zyrën e tij më 26 mars 2018.

“Unë kam shkuar aty dhe aty ka qenë edhe aksionari tjetër Qendrim Sahiti, por në zyrë mungonte vetë njeriu që kishte thirrur mbledhjen. Për më shumë se 20 minuta kam pritur dhe ai nuk erdhi, pastaj dolëm dhe ajo mbledhje realisht nuk është mbajtur, por për çudi të nesërmen, pavarësisht se nuk ka lajmëruar fare për shkak të dështimit të këtij takimi për shkak të mungesës së tij dhe pa thirrur fare takimin tjetër të aksionarëve, bëhet publike vendimi për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike banesore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Për më tepër, Azemi ka shprehur dyshime se të gjitha këto veprime po ndërmerren me qëllim të largimit të Nexhat Kryeziut, shefit të tanishëm të ndërmarrjes banesore në Prishtinë, e cila sipas tij është ndër ndërmarrjet më të suksesshme.

Ndërsa ka porositur drejtorin e Pronës në komunën e Prishtinës Dren Kukaj se nuk ka pse të merret me ndërmarrjen banesore, pasi ai ka bërë premtime që nuk i ka mbajtur, duke thënë se banesat e uzurpuara nga zyrtarët e LDK-së do t’iu jepen invalidëve të luftës, por pas largimit nga VV nuk është marrë me këtë punë.

Azemi tha se LVV do të mbështesë Kryeziun dhe menaxhmentin, dhe se këto çështje do t’i ndjekin ligjërisht dhe nuk do të lejojnë rikapjen e ndërmarrjes banesore.

I pyetur nëse kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti qëndron prapa gjithë kësaj pas largimit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Azemi tha se kërkojnë nga Ahmeti të deklarohet, pasi ai po hesht gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërsa në lidhje me atë nëse do të mbështesin projektet për kryeqytetin, ai tha se do të mbështesin çdo projekt në interes të qytetarit.

“Çdo projekt pozitiv për qytetin do ta përkrahim, por tentimet për kapjen e ndërmarrjeve, ne i kemi kundërshtuar kur e kanë bërë një gjë të tillë edhe PDK-ja dhe LDK-ja, natyrisht se do t’i kundërshtojmë pavarësisht se kush i bënë ato”, ka thënë Azemi./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori