LAJMI I FUNDIT:

VV nënshkruan koalicion me AKR-në në Prishtinë

VV nënshkruan koalicion me AKR-në në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re, kanë nënshkruar koalicion për balotazhin e 19 nëntorit.

Kështu bëri të ditur kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për media.


“Sot jemi shumë të lumtur që para jush po prezantojë një marrëveshje e cila nuk ka të bëjë me poste. Jemi dakorduar për një program të përbashkët, është një program 16 faqesh, ku në asnjërën faqe nuk shkruan për poste”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se së bashku për katër vite do ta qojnë përpara Prishtinën, duke theksuar se kjo është një marrëveshje tepër e rëndësishme.

Në anën tjetër, kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit u radhit i treti, tha se Shpend Ahmeti ka qenë i vetmi i cili e ka marrë në konsideratë programin e tij për Prishtinën.

“Synimi i imi ka qenë që të bëjë kontratë bashkëqeverisje me secilin kandidat që merr në konsideratë edhe programin tim, dhe ky ka qenë z,Ahmeti. Kam kontratë me z.Ahmeti dhe kjo do të jetë implementim i pjesës dërmuese të programit tim dhe normalisht edhe të z.Ahmeti”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se brenda katër vite do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës. /Telegrafi/