LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Politikanët shqiptarë e duan Kosovën pa serbë

Vulin: Politikanët shqiptarë e duan Kosovën pa serbë

Ministri teknik në Qeverinë teknike të Serbisë Aleksandar Vulin vazhdon deklaratat anti Kosovë. Kështu ka bërë edhe gjatë qëndrimit të vet më të ri në vendin tonë, nuk dihet me leje a pa të nga Qeveria e Kosovës.

Ministri për Punë i Serbisë ka deklaruar se Asociacioni i Komunave serbe nuk mund të mbetet vetëm shkronjë në letër pas fjala është për pjesën kryesore të Marrëveshjes së Brukselit, citon tanjug të ketë thënë Vulin, transmeton Koha.net.


Zyrtari serb ka theksuar se pa AKS-në Marrëveshja e Brukselit nuk ka kuptim dhe se nuk mund ta arsyetojë qëllimin e vet me të cilën pasqyrohet forcimi i serbëve në Kosovë, ruajtja e pranisë së tyre, mundësimi i të gjitha të drejtave të tyre dhe jeta normale.

“Natyrisht se AKS do të sabotohet … Në Kosovë, në mesin e politikanëve shqiptarë, ka shumë sish të cilët e duan vendin por nuk i duan njerëzit, të cilët e duan Kosovën, por e duan pa serbë. E AKS është njëra nga mënyrat që serbët e Kosovës të jenë më të fuqishëm, të jenë më shumë, të mos shkojnë dhe të ruhen”, ka thënë Vulin.