LAJMI I FUNDIT:

Vukicevic demanton Feronikelin: Nuk kam dhënë dorëheqje

Vukicevic demanton Feronikelin: Nuk kam dhënë dorëheqje

Feronikeli përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka ndërprerë kontratën me  trajnerin Dejan Vukicevic.

Megjithatë, malazezi përmes gazetës “Vijesti.me” e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ky është vendim i një anshëm dhe ende asgjë nuk ka përfunduar.


“As unë nuk kam dhënë dorëheqje dhe as nuk më ndodh që të jap dorëheqje. Kjo është arsyeja pse unë duhet të mohoj shkrimet e mediave në Kosovë. Nëse drejtuesit e klubit duan të ndërpresin bashkëpunimin e tyre me mua, unë do të flas më pas për këtë çështje,” shpjegoi Vukicevic.

Ai gjithashtu e ka mohuar se ka marrë pagë 8.000 euro te kampionët e Kosovës.

“Ky informacion është po aq i saktë sa ai i parë, që unë dhashë dorëheqjen. Nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën,”  tha Vukiceviç.

Dejan Vukicevic mori drejtimin e skuadrës nga Drenasi në fillim të sezonit duke zëvendësuar Zikirija Ramadanin.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori