Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pas heqjes së takës nga Kosova, ai pret një presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë dhe se është çështje kohe përpara se nga Serbia do të kërkohet që de facto ose de jure ta njohë Kosovën – me qëllimin për ta anëtarësuar (Kosovën) në OKB.
“Qëllimi i tyre është ta anëtarësojnë Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe kjo është thelbi i gjithçkaje. Kjo është ajo që duhet të presim. Çështja është se kur do të ndodhë, nëse në tre muaj, gjashtë muaj, apo një vit”, citohet të ketë thënë ai për televizionin O2, përcjell Telegrafi.
Ndërsa i pyetur për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq ka thënë se së pari duhet të presë dhe të shohë se çfarë do të vendosë Prishtina për taksën dhe nëse do të kërkojë reciprocitet, por që nuk do të ketë dyshim se do të ketë presion mbi Serbinë.
Presidenti i Serbisë është pyetur edhe rreth asaj çfarë do të nënkuptonte Plani Ahtisari plus dhe se nëse do të pyeste popullin (në Serbi) rreth kësaj, Vuçiq është përgjigjur duke thënë se populli gjithsesi që do të pyetet, por para kësaj ai do të thotë se çfarë mendon rreth kësaj.
“Ata do të japin më shumë (sesa plani i Ahtisaarit), por do të kërkojnë njohje de fakto ose de juro të Kosovës nga Serbia. Qëllimi është futja e Kosovës në OKB”, ka përsëritur Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit