LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq para dy ditësh tha se në Kosovë nuk ka vrasje të serbëve me motive etnike

Vuçiq para dy ditësh tha se në Kosovë nuk ka vrasje të serbëve me motive etnike

Vetëm dy ditë para se të vritej politikani serb Oliver Ivanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se gjatë pesë viteve të fundit asnjë serb nuk është vrarë në Kosovë.

“Që nga Marrëveshja e Brukselit, gjatë pesë vjetëve, s’e kemi pasur asnjë rast të vrasjes së serbëve me motive etnike”, kishte thënë Vuçiqi në televizionin shtetëror serb RTS.


Presidenti serb, gjatë kësaj interviste, kishte përmendur disa herë se në katër vitet e fundit nuk është zvogëluar numri i serbëve në Kosovë. /Telegrafi/