LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nëse jo bashkë, do të jetojmë pranë shqiptarëve

Vuçiq: Nëse jo bashkë, do të jetojmë pranë shqiptarëve

Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë gjatë njëmijë vjetëve të ardhshëm deh për këtë arsye duhet të bashkëpunojmë në dobi të të dy palëve, të gjejmë kornizën më të mirë të mundshme politike dhe të mos i dëmtojmë interesat tona kombëtare, ka thënë sot kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për disa çështje. Dhe, edhe pse e di se kjo gjë është jo e famshme në Serbi, ne duhet të kuptojmë se jetojmë, nëse jo me njëri tjetrit,a ther njëri pranë tjetri t. Dhe kështu do të jetojmë në njëmijë vjetët e ardhshëm”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq gjatë bisedës me gazetarët pas takimit shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogerini.


“Ai që mendon se duhet të zhvillojmë luftëra dhe të hyjmë në konflikte, mendoj se nuk është shumë i mençur dhe nuk ai do të mirën bëjmë vendit tonë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net

Ai ka shtuar se së shpejti do të takohen ekipet e Beogradit e të Prishtinës dhe ka paralajmëruar mundësinë e përfundimit të tërësishëm të marrëveshjes për telekomunikacionit,e cila, sipas tij, do të jetë e mirë edhe për shqiptarë e edhe për serbë për të cilët është me rëndësi që në Serbi të flasin me tarifë më të lirë.

Sipas fjalëve të kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, çështja e formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë është çështja më e vështirë dhe thelbi i Marrëveshjes së Brukselit, por edhe se nuk është lehtë për shqiptarët që në këtë moment ta zbatojnë këtë marrëveshje.

“Është me rëndësi që ta shtyjmë përpara dhe të shohim se si duam t’i zgjidhim çështjet strategjike”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq.

Ai nuk është pajtuar me konstatimin e gazetarit se Marrëveshje e Brukselit është “shkronjë e vdekur në letër” edhe pse, siç ka thënë, është lehtë të thuhet kjo marrë para sysh, që siç ka thënë ai, se gjahut nga 15 pikat e Marrëveshjes së Brukselit kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave serbe e cila, sipas tij, nuk është formuar për shkak të pengesave në Prishtinë.

“Mos e hiqni nga mendja se ajo që kemi biseduar dhe ajo që kemi nënshkruar, madje dhe ajo që është zbatuar, ka bërë që të kemi shumë më pak incidente ndërmjet serbëve e shqiptarëve në nivelin vjetor se sa që kemi incidente ndërmjet serbëve në Beograd. Kjo thotë se njerëzit e dinë se jemi në rrugë paqësore, se me dialog problemet mund të zgjidhen”, ka sqaruar Vuçiq
Vuçiq nuk ka dashur të komentojë deklaratën e Enver Hoxhajt i cili ka thënë se në dialog do të futet edhe demarkacionin, por atë e ka quajtur deklaratë, për siç tha, nevoja të brendshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori