LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i lutet kancelares Merkel: Na ndihmo që Kosova ta heq taksën

Vuçiq i lutet kancelares Merkel: Na ndihmo që Kosova ta heq taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se është e domosdoshme që autoritetet në Prishtinë të heqin taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që të tejkalohet bllokada në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiqi edhe një herë i ka kërkuar kancelares gjermane të ndihmojë në vazhdimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të tregtisë.


Siç raporton Tanjugu, përcjell Telegrafi, presidenti Vuçiq ka folur me kancelaren Merkel lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon, por kryesisht lidhur me bllokimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e Presidentit serb, thuhet se presidenti Vuçiq në një bisedë të gjatë dhe miqësore, theksoi se Serbia është plotësisht e angazhuar për dialog, i cili është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me synimin të arritjes së një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dyja palët, e cila do të siguronte stabilitet në rajon dhe falënderoi Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për nismën që me takimin në Berlin, respektivisht në Paris, të mbështesin këtë proces.

“Ai, megjithatë, përsëriti qëndrimin se për tejkalimin e bllokimit në dialog është e domosdoshme që Prishtina të heq taksën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi dhe edhe një herë e ka lutur kancelaren Merkel që të ndihmojë  në vazhdimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të tregtisë”, përcjell Telegrafi.

Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia do të mbetet e përkushtuar në politikën e saj të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe falënderoi kancelaren Merkel qëv me fillimin e procesit të Berlinit ka kontribuar dukshëm në stabilitetin e rajonit tonë.

Lidhur me këtë, Vuçiq e ka lutur kancelaren Merkel që të mbështes formimin e zonës ekonomike rajonale, e cila do të ishte vendimtare për të tërhequr investimet dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori