LAJMI I FUNDIT:

Vritet futbollisti i përfaqësueses së Panamasë

Vritet futbollisti i përfaqësueses së Panamasë

Një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit të Panamasë po rrinte me miqtë përpara ndërtesës ku jeton nëna e tij kur persona të armatosur në një taksi hapën zjarr, duke vrarë Gilberto Hernandez dhe duke plagosur shtatë të tjerë në qytetin Colon.

Mbrojtësi 26-vjeçar ishte i dytë nga ekipi kombëtar që mbeti i vrarë në Colon në gjashtë vitet e fundit. Autoritetet njoftuan të hënën arrestimin e një të dyshuari për vrasjen.


“Ai ishte me miqtë e fëmijërisë dhe ata planifikonin të shkonin në plazh pasdite kur ndodhën të shtënat”, ka thënë një punëtore në një restorant aty pranë, e cila dha vetëm emrin e saj si Rosa, nga frika e hakmarrjes nga bandat. “Ne jemi të trishtuar, rruga është një tmerr. Krimi është në një nivel tjetër”.

Provinca Colon e Panamasë, me një popullsi prej rreth 300,000 banorësh, regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, nëntë më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet fajësojnë një pjesë të madhe të dhunës në konkurrencën e trafikut të drogës.

Provinca ka vuajtur historikisht papunësi të lartë dhe nivele të larta varfërie. Banorët thonë se të shtënat si ai që vrau Hernandez janë bërë rutinë.

“Tani për tani krimi është në një nivel tjetër”, ka rrëfyer Antonio Smith, një 60-vjeçar banor në zonë. “Ne duhet të bëjmë diçka si Bukele”, vazhdoi ai duke iu referuar taktikave të rënda të presidentit të El Salvadorit – Nayib Bukele, i cili ka burgosur dhjetëra mijëra në një luftë gjithëpërfshirëse kundër bandave të rrugës.

Smith tha se të hënën në mëngjes, pati një tjetër të shtëna pranë vendit ku mbeti i vrarë Hernandez: “Është një dukuri e përditshme. Nuk e hamë as mëngjesin kur i dëgjon (të shtënat)”.

Në vitin 2017, mesfushori Amilcar Henriquez u qëllua për vdekje në provincën Colon. Ai ishte anëtar i kombëtares së Panamasë, e cila u kualifikua në Kupën e Botës 2018 për herë të parë në historinë e saj.

Hernandez luajti për Independent Athletic Club, kampioni në fuqi i ligës së futbollit profesionist të Panamasë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori