LAJMI I FUNDIT:

Vritet anëtari i lartë i ISIS-it, Abu Saif

Vritet anëtari i lartë i ISIS-it, Abu Saif

Një anëtar i lartë i Shtetit Islamik dhe dy ndihmësit e tij u vranë në jug të qytetit irakian, Mosul, të hënën në një sulm me helikopter nga forcat speciale të SHBA-së dhe forcat kurde kundër-terrorizmit, tha këshilli i sigurisë rajonale kurde.

Në deklaratë lideri u identifikua si Sulejman Abd Shabib al-Jabouri, i njohur gjithashtu si Abu Saif, dhe u tha se ai ishte anëtar i këshillit të luftës së grupit militant.


Lajmin e konfirmuan për Reuters dëshmitarët dhe burimet nga policia kurde.