LAJMI I FUNDIT:

Vrau kunatën me sëpatë, autori nuk pendohet: Më ofendoi!

Vrau kunatën me sëpatë, autori nuk pendohet: Më ofendoi!

58-vjecari Tefik Tashi, i cili një ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij, nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar. Në një raportim për ABC News, Edisona Skënderi referuar dëshmisë së 58-vjecarit tha se ai ka rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën, dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë.


Ngjarje e rëndë në Elbasan, kunati vret kunatën, arrestohet teksa vraponte me sëpatë në dorë
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Elbasan, kunati vret kunatën, arrestohet teksa vraponte me sëpatë në dorë

Ngjarja e rëndë u shënua një ditë më parë në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç.

Ajo u transportua për në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Pas vrasjes, Tashi ka ecur ka tentuar të largohet nga fshati, por është pikasur nga policia në fshatin fshatin Bradashesh me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Pasi e kanë pyetur pse ishte në gjendje të tillë, ai është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje, e më pas është arrestuar. Banorët e fshatiti thonë se kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë parë dhe motrën e viktimës të gjakosur në fytyrë. /Telegrafi/