LAJMI I FUNDIT:

Vrau 17 nxënës në një shkollë në Florida, bëhen të ditura gjërat e frikshme që ai publikonte në rrjetet sociale! (Foto/Video)

Vrau 17 nxënës në një shkollë në Florida, bëhen të ditura gjërat e frikshme që ai publikonte në rrjetet sociale! (Foto/Video)

Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dhe ish-shokëve të shkollës, i dyshuari për një sulm në një shkollë të mesme në Florida, nga i cili mbetën 17 të vdekur është një adoleshent i trazuar i cili ka postuar materiale shqetësuese në mediat sociale.


Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sherifi Scott Israel ka kthënë se i dyshuari 19-vjeçar, Nikolas Cruz, ishte përjashtuar nga Shkolla e Mesme për “arsye disiplinore”.

Por, megjithatë, ai ka thënë se nuk i di specifikat rreth një përjashtimi të tillë.

Megjithatë, Victoria Olvera, një 17-vjeçar, tha se Cruz u dëbua vitin e kaluar pas një konflikti me të dashurin e ri të të dashurës së tij.

Ajo ka shtuar se Cruz kishte qenë abuziv ndaj të dashurës së tij.

Zyrtarët e shkollës thanë se Cruz po ndiqte një shkollë tjetër pas dëbimit të tij.

Ndërkohë autoritetet kanë thënë se kanë analizuar edhe postimet e tij në mediat sociale.

“Dhe disa nga gjërat që kemi hasur janë shumë, shumë shqetësuese”, ka shtuar sherifi, duke mos dhënë detaje.

Daniel Huerfano, një student i cili u largua nga sulmi i së mërkurës, tha se e njohu Cruzin nga një foto në Instagram ku Cruz paraqitej me një armë para fytyrës së tij.

Huerfano kujton Cruzin si një student të trembur dhe kujtoi se e kishte parë atë duke ecur me qesen e tij të drekës.

“Ai ishte ai fëmijë i çuditshëm … si një i vetmuar”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori