Vrasje në tentativë në Istog, dy vëllezër sulmohen me thikë dhe me mjete të forta – të dyshuarit në arrati

Foto: Arkiv
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Istog.
Rasti ka ndodhur më 1 maj në ora 16:05.
“Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati”, thuhet në raport.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
35 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































