LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 48 vjeçares në Skenderaj, operacioni “Brezovica” dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave – top lajmet e javës

Vrasja e 48 vjeçares në Skenderaj, operacioni “Brezovica” dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave – top lajmet e javës

Në javën e parë të vitit 2022 vendi u trondit nga një vrasje në Llaushë të Skenderajt, ku një burrë dyshohet se vrau gruan e tij 48 vjeçare.

Po javën e parë të këtij viti për shkak të krizës energjetike në vend, Qeveria ndaloi prodhimin e kriptovalutave në vend.


Të enjten, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të u zhvillua operacioni “Brezovica”, vazhdim ky i operacionit të 21 dhjetorit, ku u arrestuan 10 persona, në mesin e të cilëve dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Vritet një 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt

Një vrasje e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë dyshohet se vrau gruan e tij, 48 vjeçare.

Policia ka njoftuar se i dyshuari 51 vjeçar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe nga i njëjti ka sekuestruar një armë të llojit Pistoletë me tre fishekë dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja, transmeton Telegrafi.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë”.

“Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja. Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhej në komunikatën e Policisë.

Për vrasjen në Llaushë të Skenderajt ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, të cilat kanë kërkuar dënim maksimal për dorasin.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka përcjellë raportimin e bërë sot nga mediat lidhur me vrasjen e gruas me inicialet L.Q., 48 vjeçare nga bashkëshorti i saj S.Q,.51 vjeçar, në Llaushë të Skenderajt”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, në komunikatën për medie thuhet se duke parë se rastet e vrasjes së grave nga burrat e tyre janë në rritje, RrGK kërkon nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.

“Ky rast vetëm se na shpërfaq e na rikujton edhe njëherë mangësitë institucionale në trajtimin e duhur të vrasjeve të grave dhe femicidit. Edhe një grua vdiq në vendin në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të dënimeve dhe me dënime të ulëta. Prandaj, RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, së fundmi në Kosovë janë rritur rastet e dhunës në familje, ku në bazë të njoftimit të Policisë, janë burrat ata që ushtrojnë dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, si autoritet kompetent, që të shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores lidhur me rastin e viktimës Lirije Qerimajt nga Llausha e Skenderajt.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se Lumezi ka kërkuar nga Ujkani, që nga të gjeturat eventuale t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, transmeton Telegrafi.

“Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që të shqyrtojë të gjitha veprimet e mbrojtësit të viktimave lidhur me këtë rast dhe nga të gjeturat eventuale të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Operacioni “Brezovica” – 10 të arrestuar, në mesin e tyre edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të enjten u zhvillua operacioni “Brezovica”, vazhdim ky i operacionit të 21 dhjetorit.

Gjatë operacionit të së enjtes janë arrestuar 10 persona, ndërkaq në pranga si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit kanë përfunduar ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.

Ndryshe, në të dy operacionet, atë të 21 dhjetorit dhe këtë të së enjtes janë arrestuar gjithsej 20 persona.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se aksioni i filluar në Brezovicë do të

Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu aksionin e parë në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë. /Telegrafi/

Kriza energjetike ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë

Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin [mining] e kriptovalutave në vend.

E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.

Ministrja Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e tyre.

“Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për ‘Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë’. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Kosovës”, ka njoftuar Rizvanolli, përcjell Telegrafi.

Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të kishte marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori