LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Brezovica” – gjithçka nga operacioni i së enjtes ku u arrestuan 10 persona, në mesin e të cilëve dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Operacioni “Brezovica” – gjithçka nga operacioni i së enjtes ku u arrestuan 10 persona, në mesin e të cilëve dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit
Ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të enjten u zhvillua operacioni “Brezovica”, vazhdim ky i operacionit të 21 dhjetorit.

Gjatë operacionit të së enjtes janë arrestuar 10 persona, ndërkaq në pranga si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit kanë përfunduar ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.


Ndryshe, në të dy operacionet, atë të 21 dhjetorit dhe këtë të së enjtes janë arrestuar gjithsej 20 persona.

Operacioni “Brezovica”- ndalohen për 48 orë, ish-sekretari dhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit

Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Departamentin për Krime të Rënda, kanë realizuar të enjten bastisje në nëntë lokacione në kuadër  të operacionit “Brezovica”.

Operacioni “Brezovica”- ndalohen për 48 orë, ish-sekretari dhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit
Lexo po ashtu Operacioni “Brezovica”- ndalohen për 48 orë, ish-sekretari dhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari në një konferencë për media, ka thënë se në kuadër të aksionit të nisur më datën 21 dhjetor 2021, të enjten në orët e hershme të mëngjesit janë bastisur nëntë lokacione në tri komuna, në Ferizaj, Shtërpcë dhe Prishtinë dhe disa zyre në Ministrinë e Mjedisit.

“Gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurën penale. Me vendim të prokurorit sot është ndaluar për 48 orë Bedri Halimi kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit nën dyshimin e ka kryer  veprën penale ‘Keqpërdorim të detyrës zyrtare’ gjithashtu është ndaluar edhe ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku  nën dyshimin e ka kryer  veprën penale ‘Keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’”, tha Jashari.

Ai shtoi se gjithashtu është ndaluar edhe një qytetar, respektivisht investitor i një lagjeje në Brezovicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit”.

Operacioni “Brezovica”, prokurori Maloku: Janë ngrirë rreth 6 milionë euro që u përkasin të arrestuarve dhe familjarëve të tyre

Bastisje dhe arrestime janë kryer të enjten edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe nëntë lokacione të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se aksioni i filluar në Brezovicë do të vazhdojë.

Ai thotë se edhe pesë persona të tjerë në këtë rast nuk janë gjendur në shtëpi në momentin kur janë kërkuar nga policia.

“Më e rëndësishmja është se gjatë zhvillimit të hetimeve, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë të pandehurit dhe familjarët e tyre kemi ngrirë rreth 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale”, ka thënë Maloku përcjell Telegrafi.

Ai paralajmëroi se aksione të ngjashme do të zhvillohen sërish.

Shefi i hetimeve të krimeve të rënda, kapiteni Agron Haziri, thotë se katër persona janë arrestuar derisa njëri prej tyre është liruar me procedurë të rregullt, derisa për tre të tjerë është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Katër persona të arrestuar, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, tre janë në mbajtje për 48 orë. Pesë janë në kërkim policorë”.

Haziri thotë se personat e apostrofuar pos veprave tjera penale kanë penguar edhe hetimet.

“Është sekuestruar edhe një makinë BMW, armë dhe municion, një shtëpizë kompjuteri, një uniformë policie e sistemit jugosllav, një antiplumb dhe dokumente të ndryshme”, deklaroi tutje Haziri.

Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu aksionin në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori