LAJMI I FUNDIT:

Vrasja që u tentua të fshihej në Pogradec, reagon Avokati i Popullit

Vrasja që u tentua të fshihej në Pogradec, reagon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në qytetin e Pogradecit ku një 42 vjeçar humbi jetën si pasojë e dhunës nga disa persona, teksa vdekja e tij fillimisht u raportua si aksidentale.

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.


“Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situates”, shkruhet në reagim.

42 vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve humbi jetën të shtunën pas dhunimit nga disa persona, teksa fillimisht u raportua se viktima ishte i dehur dhe kishte përplasur kokën në rrugë.

Policia ka mbledhur tashmë të gjitha kamerat e sigurisë në vendngjarje ndërsa Drejtori i Përgjithshëm, Rrumbullaku ka urdhëruar një hetim të thellë në të gjithë zinxhirin e policisë së Pogradecit që ka ndjekur këtë ngjarje për të verifikuar nëse ka ndonjë tentativë për ta fshehur krimin./A2 CNN