LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Shkodër, reagon policia: 51-vjeçari është vrarë me armë zjarri në banesë, vazhdon kontrolli për kapjen e autorit

Vrasja në Shkodër, reagon policia: 51-vjeçari është vrarë me armë zjarri në banesë, vazhdon kontrolli për kapjen e autorit

Policia ka dalë me deklaratë zyrtare për vrasjen e ndodhur mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës.

Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, ku në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë
Lexo po ashtu Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Telegrafi Shqipëri.

“Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori