LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e XXXTentacion ishte e planifikuar?

Vrasja e XXXTentacion ishte e planifikuar?
XXXTentacion (Foto: Getty Images)

Reperi XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, u vra të hënën pasdite në Pompano Beach të Floridës. Policia ka bërë të ditur se 20-vjeçarin e kishin përcjellë dy sulmues me qëllimin për ta vrarë.

Autoritetet tashmë e kanë arrestuar njërin prej të dyshuarve për vrasjen e tij, 22-vjeçarin Dedrick Williams, ndërsa identiteti i personit tjetër që e ka kryer sulmin, akoma nuk është zbuluar.


Dedrick Williams, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e XXXTentacion (Foto: Getty Images)

Avokati i XXXTentacion kishte thënë se vrasja ishte një grabitje e shkuar keq dhe se reperi ndodhej në vendin e gabuar në kohën e gabuar, porse detajet që çuan në arrestimin e Williams kanë treguar se ishte një vrasje e planifikuar mirë.

Të hënën në ora 15:30, reperi kishte hyrë në dyqanin Riva Motorcycle Sports me qëllim për të blerë një motoçikletë, ndërsa dy minuta më pas kanë hyrë dy persona të tjerë dhe e kanë përcjellë atë.

Të gjitha lajmet për XXXTentacion
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për XXXTentacion

Dy të dyshuarit kishin blerë maska për të mbuluar fytyrën dhe pastaj kanë hyrë në automjetin e tyre, me të cilin kanë shkuar në njërën anë të daljes duke e bllokuar atë.

Dhe kur reperi është nisur për t’u larguar (rreth orës 15:55) është zënë në pritë nga dy sulmuesit.

Ata kanë dalë nga automjeti i tyre të maskuar dhe të armatosur duke kërkuar para nga reperi me ç’rast ka shpërthyer zënka dhe e kanë vrarë XXXTentacion. Më pas, ata i janë afruar veturës së reperit për të rrëmbyer një çantë Louis Vuitton, në të cilën nuk dihet çfarë ka pasur.

Williams, njëri nga autorët, është kapur përmes ngjyrës së sandaleve që ishin parë nga dëshmitarët.

Familja e reperit që nga fillimi ka thënë se vrasja ka qenë e planifikuar dhe është tentuar të paraqitet si grabitje, sepse reperi gjatë gjithë kohës e dinte se kishte armiq dhe dilte shumë rrallë nga shtëpia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori