LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e ish kryeministrit Abe, Osmani: Luajti rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni

Vrasja e ish kryeministrit Abe, Osmani: Luajti rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar me vdekjen tragjike të ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se Abe një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.


“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

Vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe
Lexo po ashtu Vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, shkruan presidentja Osmani.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit, ish kryeministri japonez u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi që po mbante në qytetin Nara. /Telegrafi/